PROGRAMI
Dita e parë:
Nisja nga Tirana drejt aeroportit Nene Tereza. Fluturimi drejt Sirise me kompanine ajrore Turkish ose Malev airlines. Pritja ne aeroport nga perfaqesuesi yne atje. Transferta per ne hotel, akomodimi. Kohe e lire per tu relaksuar. Me pas shetitje panoramike e qytetit ku do te shihen : qyteti i vjeter me tregun e tij Hamidiay, xhamia Omayad, Citadella e Damaskut, pallati Al Adum, Sayeda Rouqia etj. Darka ne hotel. Pas darke shetije e lire ne qytet.
Dita e dytë:
Mengjesi ne hotel. Nen drejtimin e guides do vizitohet : muzeu Sirian, Sednaja dhe Malolaa, kishat me antike ne bote te Shen Merise. Me pas shooping ne nje nga tregjet me te medha te Damaskut (Hamra & Salheia). Darka ne hotel. Pas darke shetije e lire.
Dita e tretë:
Mengjesi ne hotel. Me pas vizite e teatrit antik Bosra Al Cham, Sawna and Jakuzzi burimet natyrore me uje te ngrohte, pika me e larte e Damaskut ne malin Qasyon, nga ku do te shihet nje pamje magjepese e ketij qyteti. Darka ne hotel.
Dita e katert:
Mengjesi ne hotel. Shetitje ne pikat turistike te Blowdan-es dhe Zabadani-it. Me pas dreke e organizuar ne nje restorant tradicional sirian, ku do te shijoni menyte tipike siriane nen sherbimin dhe muziken e kendeshme vendase. Pasdite e lire per shetije apo shopping.
Dita e pestë:
Transferta drejt aeroportit te Damaskut. Fluturimi drejt Shqiperise. Transferta drejt Tiranes.
Në çmim përfshihen:
- Bileta e avionit Tirane – Damask – Tirane.
- Transferta aeroport – hotel – aeroport.
- Shetitjet me autobus komod sipas programit.
- Viza siriane
- Hoteli me 3* me mengjes dhe darke.
- Guida per te gjitha ditet e qendrimit
Në çmim nuk përfshihen:
- Dreka.
- Hyrjet neper muzeume.
- Cdo gje e papermendur ne piken me siper.
|