Dita e parë
Nisja nga Tirana në orën 06:00. Udhëtimi me autobuz komod drejt Malit të Zi nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës . Nisja drejt qytetit të Budvës. Ndalesë përreth një orë për të shijuar bukuritë e këtij qyteti. Vazhdimi i rrugës drejt Dubrovnikut nëpërmjet gjirit të Kotorrit ( Kamenarë). Mbërritja dhe akomodimi në hotel, Më pas shëtitje në qytet. Darka në hotel. Pas darke vajtje në një nga diskot e qytetit.
Dita e dytë
Mëngjesi në hotel. Vizitë e qytetit të vjetër apo Raguzës siç quhet ndryshe ,ku ndër të tjera do vizitohet kalaja, manastiri françeskan, farmacia më e vjetër në ballkan, pallati i rektorëve etj. Pasdite shëtitje e lirë ose opsionale shëtije me anije. Darka në hotel. Pas darke vajtje në një nga pub-et e qytetit.
Dita e tretë
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisja drejt pikës turistike të Stonit, ku rrugës do vizitohet dhe kopështi botanik i quajtur Arboretum.. Kthimi në Dubrovnik. Pasdite kohë për shooping në një nga supermarkatat më të mëdha të qytetit. Darka në hotel.
Dita e katert
Mëngjesi në hotel.. Nisja drejt Shqipërisë. Rrugës vizitë e qytetit të Caftatit, ku do të ndalohet përreth një orë. Me pas vazhdimi i rrugës ku në varësi të kohës ndalesa në Tivat, Tivar etj. Mbërritja vonë në Tiranë.
.
Në çmim përfshihet
- viza kroate
- udhetimi me autobuz komod
- shoqeruesi per te gjitha ditet e qendrimit
- guida dhe hotelet me 3* me mengjes dhe darke.
Në çmim nuk përfshihet
- drekat
- biletat e hyrjes neper muzeume
- bakshishe te ndryshme
- cdo gje e papermendur ne piken me siper.
|