Mali i Zi - Mali i Zi

 

 

Udhëtim Turistik ne Mal të Zi   2 netë - 3 ditë

PROGRAMI
Dita e parë :

Nisja në orën 06:00 të mëngjesit nga Tirana me autobuz. Ndalesa të shkurtra gjatë rruges.Pas kryerjes së veprimeve kufitare doganore ne Moriqan,vazhdimi i udhëtimit për në drejtim të qytetit të Budvës.Mbërritja ne qytetin e Budvës. Sistemimi në Hotel. Pasdite  nisja në drejtim të qytetit të Kotorrit. Vizitë në qytetin e vjetër dhe mbresëlënës të Kotorrit. Kthimi ne Budva. Darka në Hotel. Mbas darkës, sipas dëshirës, vajtje e organizuar në një nga Pub-et e qytetit të Budvës.

.
Dita e dytë :  
Mëngjesi ne hotel. Nisja për në ishullin e mrekullueshëm të Shën Stefanit”. Vizitë në Shën Stefan, njohja me historinë e tij. Vazhdimi i udhëtimit në qytetin e Tivarit ku pas njohjes me Qytetin Port, do të keni mundësi për shopping në një nga  markatat kryesore te tij. Nisja në drejtim të Ulqinit. Mbërritja  në Ulqin, njohja me historinë e Kalasë shekullore të tij. Nisja drejt qytetit te Budvës, kthimi në hotel. Mbasdite e lirë. Darka në Hotel.

Dita e trete :  
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt pikës turistike të Plavnicës, afër qytetit te Podgoricës. Kohë e lire për kafe dhe pastaj vazhdimi i rrugës drejt Shqipërisë.  .
 

Në çmim janë përfshirë:

    • Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus si dhe gjate vizitave
    • Akomodimi në hotel me 3 yje për 2 netë qëndrimi
    • Mëngjeset dhe darkat për të gjithë ditët e qëndrimit në hotel
    • Shoqërues shqiptar për gjithë ditët e udhëtimit.

     

 


 

Prenotim : per informacione rreth prenotimit vihuni ne kontakt. Jeni te lutur te na komunikoni ne titullin e emailit emrin e paketes se zgjedhur.