Maqedoni - Maqedoni

Udhëtim turistik në Maqedoni   2 netë - 3 ditë

Dita e parë :
Nisja nga Tirana rreth orës 06:00. Vazhdimi i rruges nga Tirana për në Elbasan – Qafë Thane, Strugë, Ohër. Ndalesa e parë do të jetë në Kalishtë, të cilën do ta vizitojmë për rreth 30 min. Vazhdimi i rrugës për në qytetin e Strugës, ku për rreth 2 orë do të vizitojmë bukuritë e tij. Më pas nisja drejt qytetit të Ohrit, akomodimi në hotel, kohë e lirë per tu relaksuar. Rreth orës 17 00 vizitë e qytetit të Ohrit. Darka në hotel rreth orës 20:30, mbrëmje me muzikë.

Dita e dytë :
Mëngjesi rreth orës 07:30. Në orën 08:30 nisja për në qytetin e Shkupit, ku për gati 4-5 orë do të vizitohen pikat me atraktive të këtij qyteti si : kalaja, carshia, ura e Vardarit, qendra tregëtare etj. Pasdite kthimi për në Ohër, ku rrugës do të ndalohet në qytetin e Gostivarit. Mbërritja në Ohër. Darka në hotel.

Dita e trete :
Mëngjesi në hotel rreth orës 07:30. Pas mëngjesit kohë e lirë në qytetin e Ohrit përreth 1 orë e gjysëm. Më pas nisja për në Shen Naum, vizitë e kësaj pike turistike si dhe e kishës së Shen Naumit. Vazhdimi I rrugës për në qytetin piktoresk të Pogradecit. Dreka në nje nga lokalet buzë liqenit. Kthimi në Tiranë.



Në çmim  përfshihet:

  • Viza maqedonase.
  • Udhetimi me autobus komod gjate gjithe itinerarit.
  • Hoteli me  3*, me mengjes dhe darke per 2 net fjetje.
  • Guida ne gjuhen shqipe ne dispozicion.

Në çmim nuk përfshihet:

  • Dreka per ditet e qendrimit.
  • Bakshishe te ndryshme
  • Gjithcka qe nuk eshte permendur ne piken me siper.

 

 


 

Prenotim : per informacione rreth prenotimit vihuni ne kontakt. Jeni te lutur te na komunikoni ne titullin e emailit emrin e paketes se zgjedhur.