Kroaci - Bosnje - Sarajevë

 

 

Sarajevo - Udhëtim Turistik në Sarajevë 2 netë - 3 ditë

PROGRAMI

Dita e parë:
Nisja nga Tirana me autobuz komod drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit. Pas  praktikave doganore nisja drejt Sarajevës me itinerar : Podgoricë – Nikshiq - Sarajevë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në qytetin e Sarajevës. Akomodimi në hotel. Darka në hotel dhe mbas darke shëtitje e lirë ose vajtje në një lokal me muzikë.

Dita e dytë:
Mëngjesi në hotel. Vizitë në pikën e famshme turistike Verdho Bosnie. Duke vazhduar me vizitën në tunelin e luftes 92’-96’. Më pas shëtitje në pjesën e vjetër të qytetit të Sarajevës ku do të vizitohet Bashqarshia e madhe historike, xhamia në zemër të qytetit,  katedralja etj. Mbas vizitave, shëtitje e lirë nëpër Sarajevë. Darka në hotel.

Dita e tretë:
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt qytetit të Mostarit, ku dhe do të shohim pjesën e vjetër të këtij qyteti. Më pas vazhdimi për në Trebinjë, ku do të ndalohet dhe për një kafe. Nisja drejt pikës turistike të Plavnicës, ku do të shijohen bukuritë e saj. Vazhdimi i rrugës drejt Shqiperisë. Në darkë mbërritja në Tiranë.

 

Në çmim përfshihen:

  • Vizat boshnjake
  • Udhetimi me autobuz komod
  • Hoteli me mengjes dhe darke, 4 * per te 2 netet e qendrimit
  • Shoqeruesi shqiptar

Në çmim nuk përfshihen:

  • Drekat
  • Çdo gje e papermendur ne piken e mesiperme.

Ky çmim vlen për grupe me minimumi 40 persona.


 

Prenotim : per informacione rreth prenotimit vihuni ne kontakt. Jeni te lutur te na komunikoni ne titullin e emailit emrin e paketes se zgjedhur.