Dita e parë
Nisja në orën 6:00 ngaTirana drejt kufirit Malazez. Ndalesë në pikën kufitare të Muriqanit dhe perfundimi i praktikave doganore. Vazhdim i udhëtimit drejt Budvës. Ndalesë për një pushim rreth një orë, për të ngrënë ose pirë dicka. Vazhdimi i udhëtimit përmes qytetit të Hercegnovit për në kufirin Kroat. Pas formaliteteve kufitare nisja drejt Dubrovnikut. Akomodim në hotel. Darka në hotel. Pas darke sipas dëshirës shëtitje në qytet.
Dita e dytë
Mëngjesi në hotel. Më pas nën drejtimin e guidës vizitë në qytetin e Vjetër apo Raguzën siç quhet ndryshe që tërheq vëmëndjen e mijëra turistëve me pjesën monumentale: Stradum, Muzeun e Ikonave, Katedralja, Farmacia më e vjetër në Ballakn etj. Pasdite kohë e lirë për shopping. Darka në hotel.
Dita e tretë
Mëngjesi në hotel. Më pas nisja drejt qytetit te Splitit përgjatë bregdetit të mrekullueshëm Dalmat. Ndalesa të shkurtëra gjatë rrugës. Mbërritja në Split, vizitë e qytetit të vjetër dhe kalasë. Kohë e lirë për shopping. Akomodimi në një nga pikat turistike mes Splitit dhe Dubrovnikut. Darka në hotel.
Dita e katert
Mëngjesi në hotel. Më pas nisja drejt Shqipërise. Gjatë rrugës vizitë të qyteteve bregdetare të Cavtatit, Tivarit etj. Mbërritja në Tiranë në darkë vonë.
.
Në çmim përfshihet
-
transporti me autobus komod
- viza kroate
- akomodimi ne hotel *** me mengjes dhe darke
- guida ne dispozicion sipas programit
Në çmim nuk përfshihet
- dreka
- cdo gje e paperfshire ne piken me siper
|