Turqi - Stamboll Turqi

 

 

Stamboll - Udhëtim Turistik neTurqi 3 netë - 4 ditë

PROGRAMI

Dita e parë:
Nisja  drejt aeroportit të Rinasit. Udhëtim me avion për në Stamboll. Sistemimi në Hotel. Mbasdite vizitë në “Carshine e Mbyllur” nën drejtimin e shoqëruesit tonë. Darka ne Hotel.
Mbas darke sipas dëshirës vajtje e organizuar ne Gar Music Hall ( HAREM).

Dita e dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike me shoqërues dhe autobus në     dispozicion ku do te vizitohen: Xhamia Blu, Hipodromi, Muzeu i Shën Sofisë, Ura e Gallates, Sarajet e Sulltanit, (Dollma Bahce) Taksim, Camlixha kodra më e lartë e Stambollit. Mbasdite e lire. Darka ne Hotel.

Dita e tretë:
Mëngjesi ne Hotel, vizite në EMINNONU stacionin e anijeve dhe Jateve. Udhetim mbresëlënës për dy orë në ngushticën e Bosforit ku do të vizitohen pjesa Aziatike dhe ajo Europiane e Stambollit, kalimi nën urat e varura te Bosforit deri ne Ruhmelitisa, me tej vazhdon vizita ne Shtepine e Vajzes, dhe ne Galeri (supermarketi Modern i Stambollit). Mbasdite e lire. Darka ne hotel.

Dita e katërt:
Mëngjesi në Hotel. Nisja drejt Aeroportit te Stambollit.Udhëtim me avion drejt Shqipërisë. Transferta nga aeroporti i Rinasit për në Tiranë.

   
                         
   

Në çmim përfshihen:
   

  • Udhëtimi vajtje – ardhje me avion si dhe transfertat.
  • Udhëtimi me autobuz komod  për të gjithë ditët e qëndrimit në Stamboll
  • Akomodimi në hotel  me 3 yje për 3 netë në dhoma dyshe dhe treshe
  • Mëngjezi dhe darka për të gjitha ditët e qëndrimit në Stamboll
  • Shoqërues dhe guide ne shqip për të gjitha ditët e qëndrimit
  • Një lundrim me anije në Bosfor për vizituar pjesën Europiane dhe Aziatike.

Në çmim nuk përfshihen:

  • drekat
  • hyrjet neper muzeume
  • cdo gje jashte programit


 

Prenotim : per informacione rreth prenotimit vihuni ne kontakt. Jeni te lutur te na komunikoni ne titullin e emailit emrin e paketes se zgjedhur.